Edhe 6 raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi. Asnjëri në Tuz dhe Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej ditës së djeshme në Mal të Zi janë kryer 104 testime për të zbuluar sëmundjen e Covid 19, prej të cilëve 6 kanë rezultuar pozitiv, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Tre raste janë nga Podgorica, dy nga Nikshiqi dhe një nga Tivari, dhe të gjithë janë të lidhur me rastete e mëparshme. Në Podgoricë tashmë janë gjysma e rasteve të regjistruara, kurse rritje të shpejtë ka edhe në qytetin e Nikshiqit, ku vetëm  para disa ditëve nuk kishte asnjë rast. Në Tuz, i cili ndodhet në karantinë të plotë, nuk ka raste të reja, kurse numër i njëjtë është edhe në komunën e Ulqinit.

Share.