Mali i Zi e ka ruajtur dhe fuqizuar statusin e liderit në planin e integrimeve evropiane, fqinjësisë së mirë dhe kontribuuesit konstruktiv në forcimin e bashkëpunimit rajonal, vlerëson Ministria për punë të jashtme dhe integrimet evropiane.
Mali i Zi në pjesën e parë të këtij viti, siç theksohet, ka vazhduar të zhvillojë dhe përparojë marrëdhëniet bilaterale me anëtarët e BE,vendet e Evropës Juglindore dhe me vendet më të zhvilluara dhe më me ndikim.