“E drejta për jetë” trajnim për vullnetarizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata “E drejta për jetë” organizoi trajnim dy ditor mbi temën e vullnetarizmit dhe aktivizmit tek të rinjtë e Ulqinit.
Trajnimi ka për qëllim të senzibilizojë të rinjtë për kycjen në punë vullnetare në shërbim të fëmijëve me aftësi të kufizuara.dhe njoftimin mbi aktivitetet e kësaj shoqate. Realizimi i projektit do të zhgjasë 6 muaj, i përkrahur nga Fondi për qytetari aktive, ndërsa e financon Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi nëpërmjet Shoqërisë Civile IPA.Trajnerja Sabra Deçeviq shprehet se shpreson në një projekt jetë gjatë i cili që do të jetë në shërbim pikërisht të kësaj kategori.
Projekti ka për pikësynim mbështetjen kualitative për fëmijët me aftësi të kufizuara duke promovuar shërbime fëmijëve në fjalë që ju ofron kjo shoqatë.Me këtë projekt janë parapa disa aktivitete ,ndër to edhe 15 punëtori për fëmijë me pengesa në zhvillim me përkrahjen e vullnetareve, si dhe hapjen e qendrës për vullnetarizëm në kuadër të kësaj shoqate

Share.