DYSHIMET E JAKUP KRASNIQIT

0

1Ish – kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike e tani kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një shkrim të vetin nuk iu beson medieve se kancelaria gjermane Angela Merkel dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, folën vetëm për Dialogun dhe Gjykatat.

“Unë besoj që Kancelarja gjermane, edhe në Konferencën për shtyp më shumë e ka mbrojtur interesin e Kosovës, sesa kryeministri ynë, i cili ishte tepër i kompleksuar me bisedimet për Gjykatën Speciale”, – ka thënë Krasniqi.

Share.