Dyshime për rregullsinë e prokurimit publik për ndërtimin e paneleve diellore

0

Prokurimi publik për ndërtimin e paneleve diellore në Malin e Brisë në Ulqin, duket se ka ngjallur dyshimet e para për rregullsinë e tij, sidomos duke pasur parasysh faktin se Ministria e ekonomisë këtë projekt ia ka caktuar kompanisë shtetërore të energjisë. Elektroekonomia e Malit të Zi për ndërtimin e paneleve diellore ka ofruar gati dyfishin e investimeve në krahasim me ofertuesit e tjerë dhe punësimin e mbi 200 personave, gati 10 herë më shumë se ofertuesi më i afërt. Hetimet janë kryer nga rrjeti i gazetarëve CIN-CG të cilët për këtë kanë kërkuar komentim edhe nga ministria por nuk kanë arritur të marrin përgjigje.

Share.

Comments are closed.