Dyqanet e veshmbathjeve në bregdet kërkojnë të punojnë për festa dhe të dielave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tregtarët e veshmbathjeve nga gjashtë komuna bregdetare  i dërguan një letër urgjente Qeverisë dhe ministrive përkatëse për t’i lejuar ata të punojnë gjatë festave të ardhshme, por edhe që e diela të jetë ditë pune gjatë sezonit.

Në letër, tregtarët nga Ulqini e der në Herceg Novi kërkojnë që ata të lejohen të punojnë gjatë pushimeve – të hënën, 3 maj, të premten, 21 maj dhe të martën, 13 korrik.  “Pa dyshim, besojmë se njerëzit që punojnë në Mal të Zi kanë pushuar dhe se nuk ka vend për të humbur një ditë të vetme pune.  Biznesiet tona ishin të mbyllur plotësisht për mbi 190 ditë në 14 muajt e fundit, plur oraret e kufizuara  për shkak të orës policore.  “Gjatë vitit të pandemisë, shteti nuk na dha ndonjë ndihmë, e as na njohu si  aktivitete të rrezikuara,” thuhet në letër: “Ata luten që  qeveria ti marrë në konsideratë urgjentisht propozimin e Unionit të Punëdhënësve që e diela të jetë ditë pune gjatë sezonit veror, dhe ta  konsiderojeni këtë si një mundësi për të rritur të hyrat në buxhet .

”Ju lutemi që të mos i injorono kërkesat tona dhe të na mundësoni të punojmë, në mënyrë që të mbulojmë minuset e mëdha të shkaktuar nga pandemia”, thuhet në letrën e tyre drejtuar Qeverisë

Share.