Dy vëllezër nga Shtoji dënohen per mashtrim e fallsifikim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë dënuar me 5 dhe 3 vjet burg vëllezërit Zef dhe Luigj Rudoviq nga Shtoji për shkak të dëmtimit të interesave të shtetit në vlerën e mbi 13 milion eurove. Sipas akuzës dy vëllezërit duke shfrytëzuar fakte të pavërteta kanë përvetsuar rreth 150.000 metër katrorë tokë shtetërore.
Kjo ka ndodhur prej vitit 2004 deri në 2007, kur ato katastrit i kanë dorëzuar një kopje të verifikuar të Sekretariatit për Urbanizëm të lëshuar në vitin 1990.Gjykata vërtetoi se origjinali i kësaj kopjeje nuk është lëshuar kurrë.Kjo ka ndodhur në vazhdën e aferave të përvetsimit masiv të tokës shtetërore në Shtoj, ketu perfshihen edhe persona të punësuar në gjykatën e Ulqinit te asaj kohe. Përvec shkarkimit të dy gjykatësve të asaj kohe, Kroma dhe Muca, hetimet nuk vazhduan më tej dhe asnjëhere nuk u zbulua e vërteta se cfarë ndodhi me dëshmitarët e rremë që ishin të njëjtët pothuajse në secilën cështje. Mësohet se Zef Rudoviq është dënuar në mungesë, sepse ndodhet në arrati.

Share.