Dy shpërthime në aeroportin e Brukselit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne oren 8 te mengjesit te dites se sotme,dy shpërthime janë verifikuar në aeroportin Zaventem të Brukselit, në Belgjikë.

Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, nga vendi i ngjarjes janë ngritur re tymi. Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për disa viktima dhe shumë të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

Mediat belge raportojnë gjithashtu se, aeroporti po evakuohet, ndërsa fluturimet janë anulluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi.Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.

Share.