Dy policë lëndohen në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policët Sinisha Dulloviq dhe Besim Rexhoviq janë lënduar në dy aksidente rrugore në natën e koncertit të këngëtarit Dino Merlin.

Dulloviq ka pësuar lëndime në kokë kur automjeti i drejtuat nga një shtetas i Bosnjes e ka goditur tek sa në mënyrë të parregullt po kalonte kolonën e automjeteve, kurse Rexhoviq është aksidentuar kur po mundohej të evitonte përplasjen me një automjet me targa të Kotorrit i cili po kthehej në mes të rrugës. Gazeta “Vijesti” shkruan se ndaj të dy shoferëve janë ngritur padi për kërcënim të komunikacionit publik.

Share.