Dy dekada të shkollës së muzikës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse nga shumë njerëz u mendua si diçka ndoshta edhe e pa realizueshme, drejtori i shkollës së muzikës Jusuf Lika thotë se duke e provuar vetë nga eksperienca e tij ku mësimet për muzike i filloj në shkollën e mesme në Dubrovnik ishte e nevojshme që tu mundësohej të rinjëve që mësimet e mirëfillta të muzikës ti fillojnë që nga shkolla fillore.

Megjithatë pas dy dekadave, me punë dhe përkushtim themelimi i Shkollës së Muzikës përveç arsimimit muzikor të fëmijëve u bë faktor edhe tek qytetarët duke zhvilluar kulturën e dëgjimit të muzikës serioze. Nëse në fillim nuk kishte hapsira , paisje apo instrumente tani nga kjo shkollë arritën të dalin kuadro të formuar të cilët sot janë edhe profesorët e nxënësve.

Në fillimet e saja shkolla kishte në dispozicion vetëm dy seksione;  pianon dhe kitare, ndërsa  tani janë edhe 5 seksione të tjera të cilat jane fizharmonika, flauta, violina, solokëndimi dhe ritmika. Drejtori Lika thotë se interesimi nga nxënësit është më i madhe për piano dhe kitare.

Ndërsa kur e pyetëm se çfarë ndjesije është  të shohesh  tashmë Shkollën e Muzikës që për dy dekada ka ecur drejt suksesit, dejtori Lika shprehet me emocion se ëndrra e tij tashme u bë realitet.

Për këto 20 vite Shkolla e Muzikës ka mbajtur aktivitete të shumta, me qindra nxënës kanë qenë pjesë e kësaj shkolle, këtu morën hapat e parë për të hapur dyert drejt rrugës së tyre me muzikën. Sot gjenerata të para të Shkollës së Muzikës së Ulqinit janë edhe vetë profesorë në këtë shkollë. Të gjitha këto janë dëshmi se në komunën e Ulqinit me një vullnet të mirë realizohen gjëra të mëdha.

Ndërsa për të gjithë ata nxënës që janë të interesuar  që të regjistrohen në këtë shkollë ,regjistrimet mund të bëhen dy herë në vit, në fund të vitit shkollorë në muajin qershor si dhe në fillim të vitit shkollor në muajin shtator.

Share.