Dy aksidente në Ulqin: Lëndohen 5 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Ulqin kanë ndodhur dy aksidente ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona. Një aksident ka ndodhur në rrugën Ulqin-Tivar në afërsi të Braticës pak pas mesnatës, kurse tjetri te rruga e Kripores reth orës 5.00. Nuk është e njohur identiteti i personave të lënduar , por nga burime të televizionit Teuta nga urgjenca mësohet se në aksidentin e parë të lënduarit ishin dy meshkuj kurse në të dytin dy vajza dhe një djalë.

Share.