Durmishi: Mali i Zi dhe Kosova bashkëpunim të shkëlqyer falë shqiptarëve të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu me bashkepuntorët e tij priti ne takim ambasadorin ri të Kosovës në Mal të Zi Skender Durmishin.

Ky është takimi i parë i mbajtur pas marrjes së postit të ambasadorit Durmishi. Amasadori Durmishi u shpreh se në mes të dy vendeve ekziston një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit, kjo falë shqiptarëve të cilët jetojnë në Mal të Zi. Shqiptarët kanë qenë faktor stabilizues , konstruktiv dhe aktiv në shtetbërjen dhe formimin e Malit të Zi si shtet demokratik dhe modern , shtoi ambasadori Durmishi.

Kryetari i KKSH Genci Nimanbegu tha se ngritja e bashkepunimit në nivel të amdasadorit të Malit të Zi dhe Kosovës është një avancim në marrëdhëniet e dy shteteve dhe ne si komunitet shqiptar këtë e kemi në interes.

Share.