Duo poetika performon ne shkollen e muzikes ne Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkollen e muzikes ne Ulqin e vizituan Eleonor Valkenburg soliste , dhe Natasha Mitroviq pianiste.  Me sponzorizim te Ambasades Amerikane, ne Mal te Zi u organizua nje turne ne shkollat e muzikes e cila filloi nga data 23 mars dhe perfudoi  ne Ulqin. Gjithsej ne Mal te  Zi “Duo poetika muzika” ka shfaqur 4 koncerte, kurse ne Ulqin per nxenesit e shkolles u mbajten ore mesimi dhe nje performance e shkurter.

Muzikantet  e njohur ndyrshe edhe si Ambasador te vullentit  te mire u shprehen te kenaqur me ate se cfare  pane ne Ulqin , dhe me ate se cka gjeten brenda shkolles se muzikes. Solistja Eleonor Valkenburg shprehet me se e lumtur qe pati rastin te punoje  me keta nxenes te talentuar dhe se ndoshta ne nje te ardhme do te jene urelidhese qe nxenesit e kesaj shkolle te vizitojne edhe Ameriken.

Pianistia nga akademia muzikore ne Beograd Natasha Mitroviq tha se qellimi i kesaj vizite eshte  njohja me nga afer e kushteve te shkolles dhe e kuadrove qe ka.

Per ta ishte hera e pare qe e vizitojne Ulqinin , dhe do te marrin mbresat me te mira nga keta talente qe ka kjo shkolle.

Nxenesit e shkolles se muzikes degjuan keshillat qe moren dhe me kenaqesi performuan para tyre.

Share.