Dukoviq: Gabim që përkrah flamurit shqiptar nuk ishte edhe ai malazez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve në Kuvendin e Malit të Zi, Halil Dukoviq, tha për gazetën “Dan” se në përgjithësi nuk pajtohet me deklaratën e Forumit shqiptar në lidhje me rishikimin e pjesmarrjes së subjekteve shqiptare në qeveritë ku bën pjesë ministri Bogdanoviq, pasi pjesmarrja e kushtëzuar nuk sjell dobi ndaj qytetarëve. Ai shtoi se pajtohet me Forumin shqiptar vetëm në pjesën e moskrahasimit të ngjarjeve në Logun e Tërgajës me atë në Herceg Novi, pasi në Tërgajë nuk ka pasur as thirrje kundër Malit të Zi e as kundër popujve të tjerë por ka qenë një festim i kulturuar, gabimi i vetëm i të cilit ishte mungesa e flamurit malazez, ka thënë ndër të tjera Dukoviq.

Share.