Dua Lipa fiton dy çmime në “Grammy Awards”, artistët i gëzohen suksesit të shqiptares

0

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, shkroi historinë në edicionin e 61-të të Grammy Awards duke fituar dy çmime prestigjioze në ceremoninë e zhvilluar të dielën mbrëma në Los Angeles të Californisë.
Artistja jonë fillimisht fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Por, 23-vjeçarja triumfoi edhe në një ndër kategoritë më të mira të ceremonisë, atë të kategorisë “Artistja e re më e mirë”.

Pavarësisht emocioneve ajo mbajti një fjalim mjaft emocionues, përmes të cilit dha mesazhin se nuk duhet të heqësh kurrë dorë nga ëndrrat pavarësisht origjinës apo të kaluarës:

“O  Zoti im! Faleminderit shumë! Nuk di as nga t’ja filloj. Besoj që fillimisht duhet të them se jam shumë e nderuar që isha e nominuar krah shumë artisteve femra, sepse këtë vit jemi rritur edhe më. Kam diçka që duhet ta them për këdo që nuk e ka kuptuar ende sa i veçantë është që ka një histori jete unike, një sfond ndryshe nga të tjerët, një emër që nderon rrënjët e tij…Duhet të dini se pavarësisht nga vini, çfarë të kaluare keni apo çfarë besoni, mos lejoni asgjë të hyjnë në rrugën tuaj të ëndrrave. Unë jam prova që mund të bësh çfarë i thua mendjes se do të bësh!”

Pas këtij fjalimi artistja u drejtua edhe në rrjetet sociale ku falenderoi të gjithë personat që e kanë mbështetur.

“Unë jam një artiste me dy çmime grammy të fituara!!!! Jam e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. Po u dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim dhe të gjithë artistëve të pabesueshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e bërë realitet! FALEMINDERIT!!”, ka shkruar ajo  Instagram.

Dua Lipa fitoi shume urime nga fansat dhe koleget, por tejet te lumtur ishin te  gjithe shqiptaret kudo neper bote te cilet e uruan per cmimet e fituara. Nje nder ta ishte edhe  kryeministri i Republikes se Kosovës Ramush Haradinaj i cili nuk ngurroj te uroj Dua Lipen per cmimet e mëdha.
  “Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook për triumfin e Dua Lipës.

Share.

Comments are closed.