Drita Rukaj: Komuna e Tuzit në shërbim të banorëve të vet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Tuzit prej datës 24 mars ndodhet në karantinë, kurse hyrjet në këtë qytet kontrollohen nga policia. Qyteti është komplet i boshatisur kurse zyrtarët lokal apelojnë tek banorët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat e marra. Ato kanë njoftuar se vullnetarët janë angazhuar që të bëjnë shpërndarjen e produkteve më të nevojshme jetësore  dhe se për çdo nevojë qytetarët duhet të kontaktojnë kryetarët e bashkësive lokale, kjo deri tani është duke funkcionuar me sukses. Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Tuzit Drita Rukaj, për televizionin Teuta thotë se ka edhe risi të tjera që kanë ndërmarrë si institucion. Shtëpia e shëndetit do të punojë deri në ora 21:00, ndërsa ekipi i urgjencës do të jetë në dispozicion 24h, pediatria është e hapur deri në ora 14:00, kurse për gratë shtatëzane është përcaktuar spitali “Codra”. Disa kompani kanë filluar në territorin e Malësisë grumbullimin e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit vendas dhe në këtë mënyrë bëhen përpjekje që sadopak  të zvogëlohen dëmet të cilat i pësojnë pronarët bujqësorë nga kjo trevë, deklaron Rukaj.

Share.