Drejtoria për patundshmëri: Ada nuk është pronë e Rivierës së Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria për patundshmëri ka refuzuar kërkesën e Rivierës së Ulqinit që toka në Adën e Bunës të regjistrohet si pronë e kësaj të fundit, kanë konfirmuar burime të gazetës Vijesti. Ky vendim, i cili është edhe në kundërshtim me vendimin e qeverisë në vitin 2014,  ka sjellur  pakënaqësi tek aksionarët e vegjël të kësaj ndërmarrjeje.

Ajo çka bie në sy është se ky vendim dallon nga vendimet e ngjashme kur në pyetje ishte Riviera e Budvës, dhe regjistrimi i Sveti Stefanit si pronë e saj, çka nuk përbënte problem për këtë Drejtori. Gjithashtu paradoks përbën edhe fakti që objektet e privatizuara të Rivierës së Ulqinit, si Otranti, Lido dhe Galeb, nuk kanë pasur probleme ta regjistrojnë tokën si pasuri të tyre.

Një problem të ri mund të paraqesë fakti që ky vendim do të mundësojë kërkesat për kthimin e pasurisë në këtë zonë, çka do të shkaktonte probleme të reja si për ndërmarrjen ashtu edhe shtetin.

Share.