Drejtoria e policisë: Veliu mund të hyjë në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Politikani dhe historiani shqiptar Tahir Veliu, do të mund të hyjë në Mal të Zi, nëse i plotëson kërkesat ligjore për hyrjen, u konfirmua për gazetën Dan nga Drejtoria e policisë së Malit të Zi.

Tahir Veliu njoftoi pak ditë më parë se do të vizitojë Malin e Zi, gjegjësisht Tuzin, me 20 gusht, me qëllim promovimin e formimit të një shteti të madh shqiptar në Ballkan. Më parë, ai nuk ishte lejuar të flasë në Greqi dhe Serbi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian e Malit të Zi ka thënë më parë se ky departament nuk është përgjegjës për lëshimin e lejeve për të hyrë në Mal të Zi.

Veliu është udhëheqës i Lëvizjes për Bashkimin e Shqiptarëve , formuar kohët e fundit, e cila siç u thuhet në programin e saj, synon të bashkojë shqiptarët në një shtet.

Share.