Drejtoret e shtepive te shendetit te jene me te pergjegjshem

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri  I shendetesise Budimir Shegrt  gjate nje takimi me te gjithe perfaqesuesit e institucioneve shendetesore u ka bere me dije te gjithe drejtoreve te shtepive te shendetit ne Mal te Zi se duhet te jene shume me te organizuar dhe me te pergjegjshem ne kryerjen e  punes se tyre. Ata duhet te percjellin dhe kontrollojne cdo dite shpenzimet e ilaceve dhe e sidomos nenshkrimet e pushimeve mjekesore, duke implementuar masa te rrepta te racionalizimit absolut, te cilat nuk do te ndikojne negativisht ne cilesine e sherbimeve te mbrojtjes shendetesore.

Ai tha se duhet te behen reforma te cilat kane per qellim sherbime me cilesore, edukimin e kuadrove ne te gjitha nivelet, racionalizimin e shpenzimeve si dhe kontrollimin konstant te punes ne te gjitha segmentet mjekesore.

Share.