Dragovoja: Sezon i mirë por ka vend për përmirsime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ndërmarrjen hoteliere turistike” Riviera e Ulqinit “ në kompleksin e Adës atualisht janë duke pushuar 420 mysafirë. Përndryshe ky kompleks posedon një kapacitet prej 300 shtëpiza pushimi me 600 shtretër. “Aktualisht nuk jemi 100% të plotësuar por për këtë periudhë kohore mund të jemi të kënaqur.

Sa i përket sezonit turistik mund të them se pjesërisht jemi të kënaqur,muaji korrik ka pasur një rënije të konsiderueshme që është plotësuar në muajin gusht”,deklaroi për Televizionin Teuta drejtori i shitjes në “Rivierën e Ulqinit”,Isat Dragovoja, duke shtuar se këtë vit kanë dominuar mysafirët jashtë rajonit. Periudha post sezonale sipas Dragovojës do të plotësojë zbraztësirat e krijuara dhe në fund do të kemi një sezon pothuaj të njëjtë me atë të vitit të kaluar.

Share.