Dragovoja: Nëse përkeqësohet situata, Ada edhe mund të mbyllet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kompleksin Turistik të ishullit të Adës aktualisht janë duke pushuar rreth 30 mysafirë,një numër tejet simbolik.Drejtori i shitjes së Rivierës së Ulqinit, Isat Dragovoja, deklaroi për Televizionin Teuta se ky vit do të jetë një vit tejet i vështirë,dhe se shpresat për një situatë më të mirë janë shumë të vogla. Ada dyert e veta për mysafir i ka hapur në muajin maj,ku ishte një situatë më e favorshme,por me përkeqsimin e situatës nga pandemia Covid 19, në vend dhe në Evropë,gjendja është përkeqsuar.Dragovoja shprehet se se Ada do mbesë e hapur për mysafirë,por nëse përkeqsohet situata me virus, mund të vijë edhe tek mbyllja e kompleksit.

Share.