Dragovoja këtë vit e vlerëson një vit mesatarisht të frytshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas këshilltarit për bujqësi në Komunën e Ulqinit – Omer Dragovoja ,nëntori është muaji më i përshtatshëm për vjeljen e ullirit për vaj ,por ka diferencë mes një prodhuesi vaji ulliri ,dhe një prodhuesi vaji ulliri ekstra të virgjër.

“Për të prodhuar vaj ekstra të virgjër një ullishtar  e çon ullirin çdo natë në mulli. Në këtë mënyrë prodhohet vaj më i mirë me ngjyrë tipike jeshile, i pasur me aromë e shije e me aciditet më të ulët” u shpreh Dragovoja.

Dragovoja këtë vit e vlerëson një vit msatarisht të frytshëm. Temperaturat ekstreme të ulëta gjatë stinës së dimrit kanë ndikuar që këtë vit të kemi një frytëdhënje të ullinjëve më të ulët se siç është paralajmëruar.Sipas Dragovojes  këtë vit mund të presim 50% të frytit në krahasim me vitin 2012 ku kemi pasur një frytëdhënje rekorde.

Share.