Dr. Nuredini: Vetëm 6% e popullësisë e interesuar për vakcinim në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut valën e tretë të koronavirusit është duke e kaluar tani, thotë për Tv Teuta mjeku Gzim Nuredini. Para katër javëve filloj të rritet numri i pacientëve të infektuar, por edhe të atyre të hospitalizuar, shton ai. Në spitalin e Tetovës ku Nuredini është koordinator për covid, situata është stabile dhe gjërë më tani kanë pasur mundësi ta luftojnë sëmëndjen me staf mjekësor i cili është aty i punësuar. Situata me virus është serioze, sepse një grup I qytetarëve nuk I respektojnë rregullat edhe në atë mënyrë vjen deri tek përhapja edhe më e madhe. “Vakcinimi ka filluar në Republikën e Maqedonisë, kurse interesimi për vakcinim nuk është në nivelin e duhur, sepse vetëm 6% e popullësisë, ose 158.000 qytetarë janë regjistruar gjërë më tani, ndërsa vetëm 31.000 pacient janë vakcinuar” thotë Nuredini.

Share.