Dr.N.Draga – Zgjedhje lokale me përmasa shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Diskursi politik

ZGJEDHJE  LOKALE ME PËRMASA SHTETËRORE

Ndonëse zgjedhjet  në Nikshiq  ishin lokale, në sajë të kohës dhe vendit të mbajtjës së tyre, ata kishin peshë të veçantë, duke marrë përmasa shtetërore,  që u dëshmu me angazhimin e partive politike në vend por edhe të faktorëve relevant nga jashtë, sidomos ata serbë, duke dëshmuar se Mali i Zi vazhdon të jetë mjedis i pakonsoliduar me ambient polarizues politik më përmasa shqetësuese gjeopolitike për vendin dhe regjionin

Nail  Draga

Në asnjë qytet në Mal të Zi, mbajtja e zgjedhjeve lokale nuk ka pasur jehonë sikurse në Nikshiq, i cili është i dyti në vend  pas Podgoricës për nga numri i banorëve dhe elektoratit votues. Angazhimi i subjektëve politike pjesëmarrëse në zgjedhje me lista të veçanta zgjedhore dëshmoi se skena politike në Mal të Zi vazhdon me kursin e më parshëm, me ndarje dhe përçarje politike, në baza nacionale e fetare  kësaj here në popullsinë ortodokse(malazeze e serbe) e cila të përkujton vitët 90-ta të shekullit të kaluar në ish Jugosllavi. Dhe në një atmosferë të tillë të tensionuar  u realizu fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që i ngjante  një referendumi për popullatën lokale.

Rotacion në pushtetin lokal

Në zgjedhjet lokale në Nikshiq të cilat u mbajtën me 14 mars kanë marrë pjesë 6 lista zgjedhore, ku të drejtë  vote kanë pasur 58.833 qytetarë, ndërsa  këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 48.160 persona, apo 81.85%. Në sajë të rezultatëve të publikuara nga CEMI,  subjektët politike kanë arritur këto rezultate; DPS  19.293 vota apo 40.40% dhe 18 mandate të  këshilltarëve, Fronti Demokratik(DF) 12.387 vota(25.90%),11 mandate, Demokratët(DCG) 11.094 vota (23.20%), 10 mandate, URA 2138 vota(4.50%) 1 mandat, Narodni Pokret(NP) 1558 vota (3.30%) 1 mandat si dhe SDP, 1269 vota(2.7%) pa mandat këshilltari.

Nga këto të dhëna del së partia që ka fituar më shumë mandate është DPS-i e cila kësaj here ka pasur në koalicion edhe disa subjekte të vogla(SD, LP dhe PK), dhe ka fituar 18 mandate të këshilltarëve në pushtetin lokal, por të pamjaftueshëm për shumicën parlamentare lokale prej 41 këshilltraësh. Nga ana tjetër të gjitha subjektet tjera  politike kanë marrë  gjithsej 23 këshilltarë që së bashku do të formojnë pushtetin lokal, duke e larguar nga aty  pas njëzet vitëve DPS-in. Pasi, dy partitë kryesore të opozitës DF e DCG kanë së bashku 21 këshilltarë  që janë të mjaftueshëm për të udhëhequr pushtetin lokal,  iu mbetët atyre të  për t’i ftuar edhe dy partitë tjera(me nga 1 këshilltarë) që t’iu bashkangjitën shumicës në parlamentin lokal.

 

Votimi si në  zgjedhjet parlamentare

Pas zgjedhjeve paralamentare me 30 gusht 2020, ku u realizu në mënyrë demokratike rotacioni i pushtetit pas tridhjetë vitëve ku fitoi ish opozita parlamentare, provimi i parë i shumicës së re parlamentare ishte në Nikshiq, më 14 mars me rastin e zgjedhjeve lokale. Ishte ky një rast tipik për të dëshmuar seriozitetin e zgjedhjeve parlamentare, se ato nuk kanë qenë të rastit, por të vetdijës politike të qytetarëve se janë përkushtuar për ndryshim të pushtetit. Dhe ate që e realizuan me 30 gusht 2020, e përseritën në Nikshiq, duke dëshmuar edhe këtu shumicën në parlamentin lokal, duke bërë rotacionin e pushtetit lokal të cilin e ka pasur  DPS-i për njëzet vite. Fitorja e opozitës lokale në Nikshiq, dëshmon se nuk është rastësi por vazhdim i kursit politik të qeverisjës se re  edhe në këtë qytet i cili për nga pesha politike e numri i banorëve është i dyti në Mal të Zi, pas Podgoricës.

Barometri tregues i zgjedhjeve

Si barometër tregues të rezultatit të tyre zgjedhjeve lokale shërbejnë zgjedhjet paralamentare të 20 gushtit 2020, ku krahasimi për këtë periudhë kohore dëshmon disponimin të elektorati votues në mbeshteje të subjektëve politike pjesëmarrësi në zgjedhje.

Në këtë aspekt partia e DPS-it e cila ka pasur pushtetin lokal për njëzet vjetë, ndonëse ka humbur pushtetin që ishte paralajmëruar me zgjedhjet parlamentare, megjithate arriti të ruaj elektoratin votues(40,40%) edhe pse më një rënie prej 294 votash, duke mbetur subjekti më i votuar në këtë qytet.

Nga ana tjetër ndonëse ka pasur mbeshtetje logjistike nga Beogradi zyrtar e gjetiu, Fronti Demokratik(DF) edhe pse është pritur të përsërisë rezultatin  e 30 gushtit 2020, ndodhi e kundërta sepse pësoi  rënie  nga 37,46% në 25,9%, apo  për 5685 vota.  Ndërsa e kundërta ka ndodhur me Demokratët(DCG) të cilët nga 14,32% arritën në 23,37% përkatësisht  u rritën për 4.257 vota, duke qenë befasia e tyre zgjedhjeve. Nga ana tjetër rezultat identik me zgjedhjet parlamenatare ka pasur edhe URA, ndërsa SDP mbeti jashtë pushtetit lokal, që ishte  paralajmëruar që në zgjedhjet parlamentare, si parti e vogël pa mbeshtetje në elektoratin votues.

Zgjedhjet lokale të mbahën për një ditë

Ka kohë që në lidhje zgjedhjet lokale në Mal të Zi subjektët politike por edhe analistë të ndryshëm kanë shprehur mendimin se do të ishte e arsyeshme që ata të mbahën për një ditë, sikurse mbahen zgjedhjet parlamentare. Dhe një qendrim i tillë arsyetohet me faktin se në sajë të rrjedhave aktuale  politike, pothuaj në çdo vit do të kemi zgjedhje lokale, andaj, për të elimiminuar një dukuri të tillë, është të udhës që të punohet në këtë drejtim nga ana e faktorëve politikë, sepse qytetarët janë të ngopur me zgjedhje.

Ligj i veçantë për zgjedhjet lokale

Pikërisht, në këtë aspekt në kuadër të Komisionit për reformën zgjedhore duhet të trajtohet çështja e zgjedhjeve lokale. Bëhët më dije se ky komision do të punojë deri në fund të qershorit, andaj ekziston kohë e mjaftueshme në këtë drejtim. Por, për të arritur këtë qellim, duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, por edhe i opozitës parlamenatare, sepse për tu votuar në parlament duhet mbeshtetja e 54 deputetëve. Në lidhje me këtë çështje ekziston ideja e miratimit të ligjit të veçantë për zgjedhjet lokale, që do të ishte risi në jetën parlamenatare pluraliste. Po ashtu risi do të jetë edhe votimi me lista të hapura, duke iu mundësuar qytetarëve që të votojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit  e tyre e jo si deri më tash që janë votuar listat e partive politike. Një veprim i tillë do të ishte në favor të qytetarëve dhe të demokracisë pluraliste.

Relaksim për qytetarët

Nëse do të realizohej kjo ide, do të ishte një relaksim për qytetarët dhe skenën politike në Mal të Zi, sepse do të ishte në favor të uljes së tensioneve politike dukuri kjo e pranishme kur kemi zgjedhje të veçanta për një komunë, ku rasti i Nikshiqit është shëmbull tipik i kësaj dukurie. Andaj, mbajtja e zgjedhjeve lokale në një ditë, do të ishte në favor të eliminimit të dukurive të tilla, por edhe të konsolidimit të skenës politike dhe  elektoratit votues në tërë vendin.

(21 mars 2021)

Share.