Dr. Murteza: Situata epidemiologjike stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata epidemiologjike në Ulqin për momentin është stabile. Banorët e Ulqinit janë mësuar me të vërtetat që ka sjellur kjo pandemi, dhe do të çrrënjoset vetëm nëse mbahet rregullat e sjellura nga organet konpetente dhe të shmangen kontaktet me shumë persona dhe frekuentimi i vendeve të mbyllura, thotë mjekja Teuta Murteza për Tv Teuta. Nga muaji tetor është vënë re një fluks i madh i pacientëve të cilët janë të infektuar me Covid 19, gjatë ditës deri në 50 persona kanë rezultuar pozitiv, çka ka ndikuar që numri i shërbimeve të jetë deri në 300 shikime, çka për stafin mjekësor ka qenë një barrë e madhe, thotë dr. Murteza. Mjekja gjithashtu shton që në si staf kanë punuar me orarë të zgjatur në mënyrë që banorëve të komunës së Ulqinit ti delet në ndihmë.

Share.