Dr Marnikoviq: Vaksina MMR e domosdoshme(video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kohëve të fundit janë shumë paragjykime për marrjen e vaksinës MMR, ku sipas disa eksperteve botëror mund të jetë shkak I autizmit tek fëmijët. DR Marnikoviq i hedh posht këto akuza dhe është kategorik në marrjen e vaksinës MMR

Rënia e temperaturave dhe paqëndrueshmëria e motit ndikon në shëndetin tonë, por sidomos tek mosha e vogël. Mjeku pediatër Palë Marnikoviq deklaroi që gjatë dite  në repartin e pediatrisë ndihmë mjekësore kërkojnë 100 deri 120 fëmijë, që sipas dr Marnikoviq nuk është një numër i madh pasi kemi të bëjmë me virozët e stinës.  “Pushimi dimëror i shkollave ka ndikuar sigurisht që mos të kemi një përhapje të virusit,andaj që në këtë muaj presim fluks më të madh”-shprehet Marnikoviq. Mosha më delikate sipas Dr Marnikoviq është mosha nën dy vjeç, te të cilët me shumë vështirësi identifikohen simptomat që zakonisht janë: temperatura, kolla dhe teshtima.

Në rast se nuk ka ndërlikime, simptomat e gripit mund të largohen brenda javës, në rast se tregohemi të vëmendshëm me regjimin dhe me ushqimin. Sipas mjekut mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është ruajtja e një higjiene të mirë personale, dhe shmangia e vendeve shumë të  frkuentuara.

Për fëmijët me sëmundje kronike raspiratore, apo me imunitet të dobët ,vaksina kundër gripit është e domosdoshme.

Ai, njëherit i bëri  apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën MMR që është vaksinë e cila mbron nga Morbil, Mups,dhe rubela, kjo e para është aktualisht tejet e përhapur në Bosnjë ,andaj duhet treguar të kujdesshëm. Kohëve të fundit janë shumë paragjykime për marrjen e vaksinës MMR, ku sipas disa eksperteve botëror mund të jetë shkak I autizmit tek fëmijët. DR. Marnikoviq i hedh posht këto akuza dhe është kategorik në marrjen e vaksinës MMR.

Share.