Dr. Gjonoviq Arbneshi: Situata në Kosovë me Covid 19 është stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në situatën me pandeminë globale Covid 19, Klinika Infektive e QKUK është më e frekuentuar në këtë periudhë, kurse numri i pacientëve i cili varion nga dita në ditë është i përballueshëm, deklaron për televizionin Teuta dr. Blerita Gjonoviq Arbneshi. Momentalisht në këtë klinikë janë të shtrirë 56 pacientë, nga ato 46 janë të infektuar me koronavirus dhe gjendja e tyre është e mirë, me parametra stabile, përveç 6 pacientëve të cilët janë me oksigjenoterapi dhe me përkujdesje intenzive. Gjendja aktuale në Kosovë sipar dr. Gjonoviq Arbneshi është stabile, ndoshta nga fakti që në këtë vend është përhapur më vonë dhe kanë pasur mundësi që të informohen mbi rastet të cilat janë përhapur në botë.

Share.