Dr. Ganimete Hoxha shembull për çdo mjek(VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në stacionin Shëndetësor në Krajë Dr Ganimete Hoxha punon tash 16 vite,shërben si mjeke e përgjithshme .Në këtë trevë të lanë pas dore kjo ka ditur dhe ka arritur të përvetësojë dhe të fitojnë respektin e kësaj popullate. Shpesh udhëton me kilometra të tëra për të ofruar ndihmë mjekësore edhe në fshatin më të thellë të kësaj zone malore që numëron 22 katune me 2000 banorë.

Ajo u vlerësua me titullin më të lartë që ndahet nga shoqata e mjekëve në Mal të Zi i cili në një ceremoni të veçantë në fund të vitit 2014 e vlerësoi me titullin “ Doktor Branko Zogoviq”me motivacion  “për kontribut të veçantë në punë dhe afirmimin e parimeve humane të profesionit”

Nga data 15 deri më 19 prill në Dubrovnik në kongresin botërorë të mjekësisë rurale dr Ga

nimetja merr pjesë me punimin e vet shkencor.

Share.