Dr. G.Karamanaga: Karakteristikat e pandemive në shekullin XX

Pinterest LinkedIn Tumblr +

KARAKTERISTIKAT I PANDEMIVE NË SH. XX

Prim.Dr.Gani Karamanaga

1.Gripi

Është sëmundje akute ,infektive e cila përhapet së shëpejti dhe mundet të pariqitet në formë epdemie– paraqitja e sëmundjesë në një rajon ose shtetë nga një  burimi i infeksionit.Kjo sëmundje mundet të përhapet edhe në tërë botën edhe atherë këjo gjë quhet pandemia.

Etiologjia

Shkaktar i gripit është virusi i gripit. Imunobiologjikisht  dallohen tre tipe:

“A”, “B”, “C”, të cilët janë të pavarur njëri nga tjetri. Karakteristikë e tyre është që nuk ekziston imuniteti (mbrojtja) kundrejt tyre. Te të sëmuarit, virusi gjendet në mukozën e organeve respiratore të sipërme, por jo në gjakun e pacientit. Në ambientin e jashtëm depërtojnë me kollitje dhe nëpër ajr. Këto makromolekula quhen pikëzat e Flüge-ut sipas shkencëtarit gjerman Flüge.

Përhapja e sëmundjes

Gripi përhapet në mënyrë ajrore, përmes të makromolekulave dhe së shpejti mund të infektojnë shumë njerëz. Kjo është mënyra direkte, kurse ajo indirekte e zhvillimit të përhapjes është shumë më e rrallë për arsye se virusi shumë dobët qëndron në ambientin e jashtëm.

Gripi sulmon më së shumti organet e sipërme respiratore (të frymëmarrjes) dhe nganjëherë edhe mukozën e syve.

Patogjeneza

Dallohen disa faza.

Faza e parë virusogjene e cila dominon në fillim të sëmundjes.

Fata e dytë – bakterike – e cila manifestohet më vonë, pas efekteve të viruseve në mukozën respiratore ( dëmtime, erozi dhe nekrozë).

Inkubacion:  është periudha prej momentit të hyrjes, shkaktarit ( viruseve) në organizimin e njeriut e deri te paraqitja e sëmundjes.

Tek gripi inkubacioni është shumë i shkurtë 1-2 ditë.

Pandenia e parë <9 epidemi me përpasa të mëdhagjeografike) ka qenë me 1918-1919 me emrin “Gripi spanjoll”.

Atëherë kanë vdekur në tërë botën rreth 20 milion njerëz.

Në vitet 1956-1957 prej Hong Kongut ësthë përhapur “ Gripi i Azise” me mortalitet (vdekshmëri) të madhe.

Epidemitë e gripit lajmërohen në cikluse: tipi “A” është prezent çdo 2-4 vite, kurse tipi “B” çdo 4-6 vite.

Në kushtet bashkëkohore kur jeta është shumë e shpejtë dhe komunikimi ndërmjet qeverive dhe kontinentevezhvillohet në mënyrë intensive, përhapja e gripit është shmumë e shpejtë dhe atëherë kemi epidemi edhe pandemi.

Shfaqja klinike

Gripi fillon menjiherë me temperaturë të lartë, me dobësi të madhe të krejt trupit, me ethe. Mukoza e syve eshtë e skuqur, gjithashtu hundët dhe mukoza e tyre e skuqur me sekrecion të madh, tonsilat ( bajamet) janë të zmadhuara dhe të skuqura ( hiperemia). Mund të ketë edhe gjakderdhje prej hundëve.

Sipas afiniteteve të virusit mund të kemi edhe manifestime klinike nga zemra:ndryshimi i ritmit (tahikardia(,më rrallë bradikardia  (shpejtimi ose ngadalësimi i punës së zemrës (.

Dallohen disa lloje klinike  të gripit:

-gripi me simptome prej organeve të tretjes –digjestive (tretja e oreksit ,të kthyerit e ushqimit ,diarea –barkëqitja ,temperaturë e lartë )

-gripi me simptome nervore :temperaturë ,simptomet respiratore ,dhimbje e madhe e kokës,dhimbje si dhe dobësi në lëvizjet e qafes ,ndryshime psikike…

-gripi shumë i shpejt :kur shenjat e sëmundjes janë shumë të manifestuara e të paraqitur ,dhe me komplikacione të llojllojshme dhe mundet në mënyrë fundrojante (shumë të shpejtë dhe të rëndë) të zhvillohen simptomet dhe mbarimi fatal (vdekja).

Diagnoza  është shumë  e lehtë kur kemi epideminë e përhapur.Në klinikat infektive diagnoza vërtetohet në mënyrën e izolimit të virusit si edhe me reaksionin e fiksimit(lidhjes) të komplementit.

Komplikacionet

Lajmërohen për arsye së një infeksioni prej viruseve ,vazhdon edhe në mënyrë sekundare ajo bakterike si Otitis media dhe sinisutisi(sëmundja e veshëve dhe sinusëve –hapsirave të eshtrave të kokës).

Pneumonitë (kallja e mushkërive)lajmërohet në dy mënyra:

-pneumoni gripoze,e shkaktuar prej virusit të gripit me temperaturë e lartë,tahikardi,frymëmarrje të veshtirësuar e vndryshim të ngjyrës së buzëve dhe gishtave.

-pneumonia postgripoze ose bakterike:

Paraqitet pas një kohe dhe ka pamjen klinike si pneumonia e shkaktuar prej pneumokokut. Në kushtet bashkëkohore këto komplikacione sot janë me te rralla.Por,kur lajmërphem mund të jenë me simptome shumë të rënda dhe të mbarojnë fatalisht.Kjo gjë ndodhë për arsye se këto komplikaciome janë më së shumti të të moshuarit si edhe të ato më sëmundje kronike të përhëreshme.

Terapia dhe prevenca

Kur është në pyetje gripi dhe komplikacionet u mundshme duhet të kemi parasysh se deri tani nuk ekziston terapi specifike kundër viruseve të gripit. Te  rastet pa komplikime përdoret: aspirina, pije të ngrohta, lëngje, vitaminat si dhe terapia simptomatike: antitusika (kundër kollitjes).

Terapia antimikrobike(antibiotikë) përdorohet gjithmonë kur kemi evidencën prezencën e komplikacionevë  të lartëpermendura. Mund të jepen në mënyrë orale (gojë) si ampicilina, amoksicilina, cefallosporinët e gjeneratës së dytë, kinolonët etj.

Duhet theksuar se pneumonia gripoze ose bakterike ka trajtim të posaçëm. Këta pacientë shërohen në spital. Normalisht trajtohën me terapinë antimikrobike sipas antibiogramit dhe në mënyrë plotësuese me infuzione, terapi për zbritjen e temperaturës,terapi kardiovaskulare, terapi  për përmirësimin e frymëmarrjes etj.

Vaksina

Përmban antigjenët specifike prej viruseve të cilët kanë shkaktuar epideminë dhe është mënyrë e preventimit efikas kundër gripit.

E indikuar është te të moshuarit mbi 65 vjet.

Te të sëmuarit prej semundjeve kronike siç janë: semundja e sheqerit, semundjet e zëmres-kardiake, semundjet kronike të organeve të frymëmarrjes (sëmundja kronike obstruktive e mushkërive), gjithashtu mund të vaksinohen edhe përsonat të cilët jetojnë në mënyrë kolektive si edhe në vende më kushte jete të veshtira.

Vaksinimi bëhet në Shtepitë e Shendetit, në repartin përkatës(shërbimi higjienoepidemiologjik-reparti për vaksinim).

Vaksina mund të jepet edhe fëmijëve si edhe grave shtatzëna pas muajit të tretë të shtatzanisë.

Kontraindikacionet e vaksinës:

-sëmundjet akute më temperaturë të lartë,

-gjendjet tjera me temperaturë .

-alergjia,

-të pacijentet më semundje malinje,kur janë në trajtim me kemoterapi dhe radioterapi.

2.Gripi Spanjoll”(“kolera)

Pandemitë e shekullit XX janë emërtuar nga vendi, nga i cili rrjedhin :

Pandemia e fundit globale ishte “Gripi Spanjoll”, që në vitet 1918-19 shkaktoi vdekjen  e 20 – 50   milionë njerëzve, më shumë se  u vran ë në  Luftën  e Parë Botërore.Atëherë e kanë qujtuar “kolera”.Babai tregonte se për një kohë të shkurtër vdiqën edhe babai dhe nëna e tij Mulla Ismaili dhe Zylihaja.”Për çdo ditë, në Ulqin  ka pasur disa të vdekur..Nuk ka pasur kush t’i varrosë” tregonte  babai Hasan Cano Karamanaga ose si e kanëujtuar “Cani i Hoxhës”.

“Virusi i “Gripit Spanjoll”

Epidemia e “Gripit Spanjoll” ose “Ethet Spanjole “(La Gripe Española, La Pesadilla), ka filluar  pas Luftës së  Parë Botërore në vitin 1918. Për dy vjet kanë vdekur prej 20-50 milionë njerëz, d.m.th tri here më shumë se luftën  e mëpërparshme.” Gripi Spanjol” ka qenë posaçërisht i rrezikshëm për moshën rinore. Sëmundja është zhvilluar shumë shpejt dhe vdekja ka qenë pasojë  e pneumonisë fatale (ndezje e mushkërive infektive).

Sëmundja është përhapur shpejt në tërë botën. Kjo ka qenë pandemia e parë e regjistruar e gripit vdekjeprurëse. (pandemia –prej gjuhës greqishte„pan”  dhe„demos” – të gjithë nerëzit). Pas  pasojave të mëdha “Ethet Spanjoll” tërhiqen shpejt në vitin 1920 në mënyrë edhe si kanë  ardhur.

Edhe pse quhet  “Gripi Spanjoll” nuk ka zanafillën në Spanjë. Mendohet se është nisur  prej bazave ushtarake në SHBA  dhe është përhapur në Evropë kur Amerika është kyçur në Luftën e Parë Botërore. Vendi i fillimit të infektimit ka qenë  rajoni Haskel  në Kanzas.

Epidemia e gripit më parë është përhapur në tërë Amerikën Veriore. Mandej  ka kaluar  në Evropë, Azi, Afrikë. Ka mbrritur deri në pjesën e Arktikut  si dhe në pjesët jugore të Pacifikut. Aktivitetet ushtarake( dërgimi i ushqimit dhe teknikës për luftë në front, si edhe trupave ushtarake) vetëm  e kanë ndihmuar përhapjen e epidemisë së gripit fatal për jetën e njerëzve në tërë botën. Në këtë mënyrë është zhvilluar pandemia .

Emërtimi “Gripi Spanjoll” ose “Ethet Spanjoll” vjen  nga çasti kur epidemia kalon prej Francës në Spanjë . Atëherë janë infektuar disa milion njerëz. Personat me imunitet të  ngritur ( siç janë të rinjtë) kanë qenë  më  shumë të rrezikuar më shumë se fëmijët ose të moshuarit. Hulumtimet e mëvonshme të shkencëtarëve e kanë vërtetuar se  citokinët ishin shkaktarë  të virulencës dhe të  vdekshmërisë së madhe  nga  “Gripi Spanjoll”  i vitit 1918.

Vendet-organet të cilët i sulmon virusi

3.SARS-I

pneumonia fantomike

SARS-i (sever acute respiratory syndrome) është semundje e rëndë akute me zhvillim të shpejtë dhe me ecuri progresive e regjistruar për herë të parë në Azi, Amerikën Veriore dhe në Evropë. Informatat janë të bazuara në Organizatën Botërore të shëndetsisë (WHO) prej CDC-Health Canada, si dhe qendrës për kontrollimin  e kësaj semundjeje në Atlanta të SHBA-së.Gjithashtu edhe në bashkëpunim me mjekët dhe shkencëtarët nga: Hong-Kongu, Taivani, Singapori, Britania e Madhe, Sllovenia, Kanadaja e SHBA. Deri me 21.03.2003 shumica e të semureve  kanë qenë në moshën 25-70 vjeçare e të gjithë më parë kanë qenë të shendoshë. Disa pacientë, ku SARS-i ka qenë në menyrë suspekte (ende i paparaqitur) kanë qenë në moshen fëmijërore, deri në moshën  15 vjeç.

Inkubacioni (koha prej kontaktit me të semurin dhe deri te paraqitja e shenjave të para të semundjes) është 2-7 ditë, maksimalisht deri në 10 ditë.

Pamja klinike: 1.faza para semundjes-prodromale: plogështi, dhimbje në stomak, dhimbje e kokës, dobësi e përgjithshme, lodhje e muskujve. Disa persona kanë edhe simptoma të lehta respiratore dhe barkëqitje(diare).

2.Faza akute ose faza e paraqitjes  së semundjes: temperaturë e lartë, dridhje(ethe), dhimbje trupit, vështirësi në frymëmarrje( dispnea), e cila gjendje keqësohet së shpejti, prej orës në orë, kolla e vazhdueshme, si dhe dobësia e pergjithshme e organeve të frymëmarrjes dhe të zemrës (insuficienca kardio-respiratore.

Ndryshimet radiologjike: në mushkëri mënjeherë zhvillohen ndryshimet me pneumoni masive e cila është e quajtuar si pneumonia masive- ose pneumonia atipike- fantomike.

Diagnoza diferenciale ndërmjet gripit dhe SARS-it:

Dallimi më i madh është se të SARS-i, pneumonia atipike, me ndryshime radiologjike, zhvillohet menjëherë, kurse te gripi shumë rrallë si komplikim. Të gjitha simptomat e tjera te gripi janë më te lehta.

Fillimi i SARS-it

Organizata Botërore e Shëndetsisë ka lajmëruar se rasti i parë prej SARS-it lidhet me epideminë në spitalin ‘Princi nga Uellsi’ në Hong Kong. Hulumtimet e mjekëve epidemiologë vertetojnë që 7 persona janë të lidhur me paraqitjen e rasteve të para të SARS-it. Këto persona kanë banuar në muajin shkurt në hotelin ‘Metropol’ në Kowllon. Këtu numërohen edhe tre mysafirë nga Singapori, dy nga Kanadaja dhe nga Kina e Hong Kongu, të gjithë këto persona kanë banuar në katin  VII të hotelit, në periudhen prej 12 shkurt deri me 2 mars 2003. Rasti i parë ka qenë banori i Hong Kongut i cili ka banuar në hotel prej 15-23 shkurt 2003. Mysafiri prej Kinës Jugore është sëmurë brenda një jave para se ka qenë mysafir i hotelit dhe ky mirret si burim i infektimit të SARS-it.

Mendohet se epidemia e pneumonisë atipike në Kinën Jugore, në fund të vitit 2002, ka qenë fillimi i epidemisë së SARS-it.

Në këtë menyrë shpjegohen rastet e semundjes së SARS-it në vendet e zhvilluara, siç është Kanadaja, ku deri tani ka rreth 400 raste te semurish vdekshmerine e 18 personave.

Percjellja e infektimit te SARS-it:

Rrugët e perhapjes janë ato ajrore, aeroporte. SARS-i është regjistruar sipas OBSH-së në 11 vende deri tani numri i sëmurëve është mbi 6000, me vdekshmëri 7%. Mendohet se ky numër është më i madh, se disa vende i fshehin rastet. Është një mendim se , virusi i SARS-it, duke bërë kalimin prej personit në person, mund të humbë virulencën (mundja e virusit). Në kohët e fundit shkenctarët kanë prodhuar antitrupa speciale nga personat të cilat kanë qenë të sëmurë nga SARS-i dhe keto i përdorojnë në mjekimin e kësaj semundjeje. Ende nuk është izoluar virusi ga gjaku i sëmurit.

Masat preventive në Mal të Zi

Ministria e Shëndetsisë si dhe Enti për Mbrojtjen Shëndetsore kanë marrë masa preventive: përcjelljen e të semurëve eventualë nga SARS-i. Masat preventive në kalimet kufitare në Hanin e Hotit, Sukubinë dhe nëpër aeroporte. Njoftimi i të gjithë mjekëve që do të angazhohen në këto aktivitete. Përcjellja e personave që vijnë nga Azia, Kanadaja, SHBA etj. Mënyra e izolimit e të semurëve, si dhe e atyre që dyshohet për këtë sëmundje.

SARS-i u shpall si sëmundje karantinoze, që do të thotë- izolimi i plotë i të sëmurëve, si dhe ata që kanë qenë me kontakt me të sëmurin. Janë caktuar edhe repartet infektive në Mal të Zi ku do të shtrohen të semurit, apo ata në kontakt me të semurit. Për këtë arsye të ardhjes së shpejtë të sezonit turistik, këto masa preventive do të vazhdojnë e do të jenë më të rrepta.

4.Gripi meksikanë-

gripi i derrave HlNl

Definicioni

                         Gripi meksikanë,  influenza e derrave ose “gripi i derrave” është sëmundje   shumë infektive   e organëve të frymarrjes-ngjitëse e shkaktuar  prej  virusëve të grupit “A”.Përqindja e sëmunshmërisë është e madhe,kurse vdekshmëria  1-4 %/.

Karakteristikat

                        Virusi përhapet  te derrat përmes aerosolit-linia ajrore si edhe  përmes  kontaktëve direkte ose indirekte.Ka edhe derra të cilët janë pa simptome të cilët  munden me  transmetua sëmundjen.Epidemit ndërmjet derrave lajmrohen gjër tër vitit kalendar, por me incidencën më të madhe gjatë muajëve të vjeshtës dhe dimrit, më së shumti në zonat mesetare.Disa qeverina e bëjnë vaksinimin e derrave kundër gripit.

            Virusi:i takon nëngrupit H1N1,kurse  nëntipët tjerë gjenden në afërsi të kafshëve-derrave-H1N2, H3N1,H3N2.Derrat munden të infektohen edhe me virusin e shpezëve si edhe të njeirut.

            Viruset e derrave edhe pëse janë specifik për këto kafshe shtëpijake, munden ta kalojn kufirin dhe të infektojnë edhe njerëzit.

            Të cilat janë implikimet  për shëndetësin te njeriu:

Kohëpaskohe regjistrohen  epidemit ose rastet sporadike të  gripit të derrave edhe te njerëzit.

            Gjeneralisht, simptomet janë  të ngjajshëm me ato te gripi sezonal :

me temperatura të larta, infektimi i rrugëve respiratore, si edhe mundësia e komlikacionëve me kallje  të mushkërive si edhe raste të rralla me vdekje.

            Epidemia është gjëndja kur  një sëmundje infektive përhapet nga një burimi në një lokalitet të përcaktuar psh në një qytet ose  qeveri.

            Endemia: sëmundja  infektive në mënyrë sporadike lajmërohet tërë vitin në një lokalitet të përcaktuar.

            Pandemia:Është përhapja e sëmundjes në të gjithë botën.

Mundësitë e pandemisë

Për arsye se shumica e popullatës nuk ka kontakte me derra  dhe për këte arsye nuk  munden me pasur imunitetin  për virusin e gripit  meksikanë, mundësia e përhapjesë në këte mënyrë egziston.

Virusi H1N1 mundet së shpejti në mënyrë të mutacionëve me u trasformua dhe me qenë i rrezikshëm edhe për njeriun.Atherë sëmundja  përcillet prej njeriut deri te njeriu-infeksioni human.

            A është e sigurtë përdorimi i imishit të derri.

Po.

Nuk është vërtetetua se gripi i derrave  mundet me u përhapur  te njerzit me përdorimin e ushqimit i cili është i përgatitur në mënyrë higjijeno-termike.Virus H1N1  mbytet në mënyrë termike në temperaturën prej 70 grad  C.

Vaksina kundër gripit të derrave nuk egziston  për arsye së ky është tipi i virusit  i padijshëm deri tani.Vaksina e cila përdoret te  kafsha-derri nuk mundet me qenë e vlefshme për përdorimin te njeriu.

Momentalisht , sipas rekomandimeve  të cilët vijnë  nga Agjencia për  medikamente  të Mali të Zi  tërhiqet  prej përdorimet edhe vaksina  seria  62-R e cila është përdorua   deri tani për gripin human – te njeriu.

Mënyra e infektimit  te njeriu

 Virusi H1N1 përcillet deri te njeriu prej derrave të infektuar përmes  ajrit –aersolit, si edhe me kontaktet direkte , si edhe  nepër duarët dhe  materijalet të kontamunuar prej të sëmuarit, çdo me than ështe e mundshme edhe infektimi përmesë organëve digjestive-të tretjes.

 Shpesh herë ,në pyetjet të cilat i drejtohen të sëmuarëve këto nuk kan pasur kontakte me derra.Në disa raste  ionfeksioni përcillet edhe prej njeriut deri te njeriu.

Informatat të cilat vijnë nga Meksiko ku edhe ka filluar kjo sëmundje infektive , tregonjë që virusi  H1Nl ka  përballue edhe ndryshime dhe për këte arsye është e mundshme edhe përcejëllja  prej njeriut deri te njeriu.

Ekipat e mjekëve të Organizatës Botërore të  shëndetësisë si edhe ato prej Meksikos dhe SHBA punojnë në   vëretimin e këtyre inforamata si edhe  përcaktimin dhe veprimin për  aktivitete lidhur me gripin të lartëpërmenduar.

Në tabelën e cila vijon është numri i të sëmuarëve në terë botën  sipas Insittitutit  Republikan për mbrojtjen shëndetësore të Malit të Zi.(JU  lutem për përkthimin e tabelës në gjuhën shqipe).

            Sipas rekomandimeve të Mistrisë për shëndetësi të Malit të Zi të gjihë kalimet kufitare  janë të pajisura me materijale të nevojshme  për kontaktet e mundshëme me ato udhtarë të cilët vijnë nga qeverinat ku është regjistrua  gripi HlNl-gripi meksikanë.Gjthashtu  propozohet që , pa nevoj të veçante të mos udhëtohet në këto vende.

            Të gjtihë organazatat shëndetësore publike ku i takon edhe Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit janë në vazhdimësi në kontakte me Ministrinë e Shëndetësisë si edhe  me Insitiutin për mbrojtjen shëndetësore publike të Malit  të Zi.

            Deri tani:situata në Malë të Zi si edhe në  shtetët e përafërta është e sigurtë, nuk ka raste të kësaj sëmundje ngjitëse.

            Nuk  ka vend për  shqetësime, situata në tër Qverinë tonë është  e sigurtë.

Dhe në fund: simptomet e këtij gripi nuk janë shumë të rëndë , janë të ngjajshëm me ato te gripi sezonal-human dhe mjekimi është i mundshëm me medikamentat prej familje  të Ostalmavir.Në barnatoret të „Montefarmit“ egzston  medikamenti  i qujtar Tamiflu i cili mundet të përderohet vetëm sipas rekomandimive të mjekut dhe atherë kurë sëmundja prezente te njeriu.

E botuar në

„Koha javore“

.

5.GRIPI I SHPEZËVE

INFLUENCA AVIANUM

            Gripi i shpendëve-influenca avianum është infeksioni i shpendëve  i shakaktuar nga çdo virus i  influencës A me indeksin patogjen më i madhë se 1,2 ose infeksioni i   me A virusin  të nëntipëve H5 ose H 7 ku  nukleoidët  tregojnë prezencën e  aminoacidëve bazike  multiple në zinzhirin e neuroaminidazave .

            Është sëmundje infektive dhe i tekon grupit zoonoze.

            Për herë të parë paraqitet në Itali para më shum se 100 viteve.

             Epidemia e parë e dokumentar  është në Hong-Kong në vitin 1997 dhe l999 në Holand-ku ka pasur edhe të vdekur te njerzit prej ksaj sëmundje.

Sëmundje shum kontagjinoze te shpendët shtëpijakë si edhe të atyre nga regjistrit të A OIE.

Eshtë e përhapur  te të gjithë shpendët: pula,biba,shkurtrat,pllumbat.fëllënzat,fazanët,pata,rosa ,struth-makushi e tjerë.. shpendët në kafazë,shpendët i egjër.

 Rezervoari primar:  shpezët e egjër (20 -42 tip)-derri,njeriu,brejtësit,maca.

Historiati i sëmundjes

  • 1878.god. – ”Fowl plague”,  Edoardo Perroncito
  • 1901. god. – Centanni i Savunozzi,  shkatari filtrabil
  • 1955. god. – klasifikimi i virusëve (H5 i H7)
  •  

Shkaktari

Ortomiksovirus – influenca virus tip A,diametri 80 -120nm,ARN ,16 nëntip HA,9 subtip NA

Skema e  virusit

Fotografia e virusit

Hemaglutininët (HA)

             Kan rollin në zhvillimin e infeksionit,me ndihmën e enzimëve të qëlizave aktvizohet karakteri  patogjen i virusit  si edhe lidhja e virusit me receptorët e qëlizave. Fuzioni i kapsolës lipide të virusit me membranën- e qëlizave  të infektuarit.Neuraminidaza (NA)-deportimi i virusit në qelizën e të infektuarit ndihmon daljen e qëlizave të replikuara  të virusëve,ngadalson agregimin e qëlizave të replikuara të virusëve, ndihmon shpërdarjen e qëlizavetë replikuara të virusëve.

Klasifikimi patogjen i virusëve :

Tipët të ulët patogjen – (LPAI)

Tipët të mesëm patogjen -(MPAI)

Tipët shum të lartë patogjen -(HPAI)

Nomenklatura  e virusëve (WHO) nënkuptonë:

llojët e virusëve,

Nikoqiri-amvisi ose  periardhja e izolimit të virusit,

Vendi i izolimit të virusit,lloji-tipi i numrit në vendin e izolimit të virusit,

Viti i izolimit të virusit,H i N nëntip (struktura e  antigjenit)

Ndishmëriadhe mbijetesa e virusit

Disa javë deri 105  ditë – në 4 C,më tepër se  10 ditë në temp. prej – 25 C ,në ujin e paklorisuar në temp. prej 0 C – 30 ditë,dy ditë në fecesin e thatë,deterxhentët,/Anjon, Katjon,Neutral,/kemikalijet të cilët janë për shkrirjen e yndyrave/,agjensët fizikë,rrezet Uv, gama  rrezet,e inaktivojn virusin,por  struktura antigjene  mbetet e njajta..

Transmetimi i virusit

Infeksioni horizontal  –  në mënyrë direkte,shpezët i egjër,shpendët shtëpijakë të infektuar njeriu, derri, gjitarët tjerë.

Epidemiologjia

Te zogjët e egjër  IA nuk manifestohet  me pamjen klinike,virusi  kolonizohet në sistemin e tretjes-digjestivë dhe shpërndahet me feces .Zogjët e egjër janë rezervoari  për llojët tjerë e posaçarisht për shpendët shtipijakë, gjithashtu  edhe burimi  i direktë për infeksion.Infekcioni përmes   fecesit, me ujin e kontaminuar.

Patogjeneza

 AI virusi  jeton dhe shumzohet në qëlizat e epitelit  të sistemit respirator, digjestivë- të tretjesë,syve-konjuktiva.Rruga  feko-orale e  infeksionit është më e shpeshta. Infekcioni horizontal – mënyra indirekte- fecesi, sekretët,  ekskretët të shpezëve të infektuar ,ushqimi i kontaminuar,uji,pajisja, veshmathja,brejtësit,thënegla,vezët e kontaminuara në  stacionet   me inkubator.

Inkubacioni AI prej disa  orëve deri 18 ditë.

Gjatësia e inkubaconit  mëvaret  nga: tipi i virusit (patogjenezi),dozi i virusëve,mënyra e infeksionit,nga lloji i zogjëve të infektuar.

Mnifestimi klinik

 AI manifestohet përmes tri formëve klinike :Respiratore,digjestive,neurogjene.

Zhvillimi  AI

(HPAI)Mënyra perakute

Pamje klinike e  varfër:temeratura, depresioni, edemi,cijanozi,gjakëderdhje nën lëkurë, dispnea dhe egzitusi shum i shpejtë.

Zhvillimi i sëmundjes (HPAI)

Akute:me rinit ,kolla, konjunktivitis, sinuzitis, depresioni, anoreksia,  simptomet nervorë, diarea, edemi i kokës-shpendët,  gjakëderdhje,  ulja e prodhimit të vezëve-te shpendët shtipijakë, exitus i menjiherëshëm.

Simptomët LPAI

Simptomet respiratore mesatare

depresioni,ramje e prodhimët të vezëve.Morbiditeti dhe  mortaliteti Pamje klinike-shpendët shtipijakëPamja klinikePamja klinikePamja klnikeNdryshimet në muskulaturë dhe në indin  e yndyrësTrakea-ndryshimetZemra-ndryshimetLien -shpretka-ndryshimet

Pankreasi-ndryshimetOrganët digjestive-të tretjesë-ndryshimetOvari-ndryshimet

Ndryshimet patohistologjikeNdryshimet patohistologjikeNdryshimet patohistologjike

Dijagnozi AI

anamnezi ,njohtimi me situatën epiziotologjike , pamja klinike,hulumtimet patomorfologjike,testimet serologjike,hulumtimet biologjike,Izololimi dhe  tipizimi i shkaktarit, Analizat kur bëhet dëshmimi në AIPër identifikimin e  shkaktarit

  • Zogjët e gjall – trakea,  Kloaka-hulumtimet mikrobiologjike Zogjët e ngordhun – organët dhe  fecesi     Për hulumtimet serologjikeAnalizat e gjakut- serumiIzolimi i virusit –  direktiva 92/40EECMostra:trakea,mushkërit, organët e tretjesë-intestinumi.
  • Mostra prej kloakës  dhe trakees të shpendëve  të shëndoshët 10   herë analizi i gjakut

PBS  solutioni i  antibiotikëve, vlerësimi i patogjenezës.

Inokulimi intravenoz 1:10  solucionit infektiv , zogjëve të pulave gjashtë javë të vjetër . Indeksi patogjen intravenoz (IPI)Identifikimi i  hemaglutininit .Plak esej mikroskopia elektronikeVirusi AI –  mikroskopia elektronike.

 Metodat serologjike

Hemaglutin inhibicioni (HI) test- serotipi specifik testi,Agar gel precipitacion testi (AGP).Agar,gel imunodifuzia (AGID).ELISA .PSR ,Imunohistokimia,metodat specifike imunohistokimike.

 Dijagnozi diferencial

Kuga atipike  e shpendëve shtëpijake,ILT,Kuga  e rosave,helmimet akute,sëmundjet me septikopiemi …

Terapia :SHKATËRRIMI-ZHDUKJE TOTALE e shpezëve.


NDIKIMI NË SHËNDETIN E NJERIUT

 Në popullatën humane  shkakton sëmundje  me dominimin e simptomëve respiratorë.Virusi gjindet edhe në shumë organe te njeriut me dëmtime të rënda-sepsa virale. .

 VDEKSHMËRIA  sipër  50 %

Prevenimi, kontrollimi ,eradikacioni

Duhet të egzistoj Programi nacional kombëtar për dijagnostifikimin dhe parandalimin e gripit të shpendëve,prodhimi i kontroluar në të gjith nivelet .Edukacimi për influencën avianum ,  për rëndsin e kësaj sëmundje, impikimet ekonomike  (pronarët e fermeva, puntorët të cilët janë direkt ose indirekt në këte veprimtari, ).Realizimi i masave rigjiroze  karantigjinoze-”stamping–out”  në rastin e paraqitjes sëmundjes

Vakcina

 përderohet vetëm sipas programit nacional kmbëtar

Vakcinimi  në EU me vakcinë bivalente  (H5+H7) është e lejuar  me vendimin EU,

            Commission Decision 2004/666/EC

            Commission Decision 2005/10/EC   

Vakcina – kontraverzionet

Mbulimi-maskimi i  simptomëve  klinike.Nuk  ngadaslëson infeksionin dhe nuk e parandalon prodhimin e virusëve.Komplikon  dijagnozin ,

Ka ndikim në  prodhimin dhe  shpërndarjen .E zvoglon biosigurimin,redukon numrin i shpezëve të infektuar,

Minimizimi i humbjeve,humanizmi – velfer,vendoset  nga rasti në rast.

Rregullativa

Depopullacionimi – EU direktiva 93/119/EC – komisioni Eu)

Dezinfekcioni – EU direktiva 94/40/EEC (Eu  komisioni ekonomik)

Depopulacioni

Dioksid karboni (CO2) – 17,5 kg/1000 m3,Monoksid karboni (CO) – 8 kg/1000 m3,Cijanid hidrogjeni (HCN) – 3 kg/1000 m3,Alfa hloralos (2-6%) – përmes ushqimit,Sodium fenobarbital (80 mg u 55ml) –përmes ujit.

Largimi I  ngordhëzirëve  dhe  metaturinave të shpezëve  dhe  të kafshëve.

Biosigurimi -astrimi i thatë,pastrimi me lagështi – 35-55 Bara  komp..Dezinfekcioni,

Dezinfekcioni

Natrium hipoklorit, 2%  sol.aktiv – preparatët kvaternerne të amonijumit , 4% sol. – pajisja,  murinjet,  dyshemeve,kalcium hidroksidi, 3% sol. – murinjet,dyshemet, acidi kreozolik, 2%  sol.,Fenoli sintetik, 2%  sol –  formalini – fumigacioni

Dyshimi në gripin e shpendëve,çka të bëhet?

Pronari ose veterinari menjëherë e paraqet rastin inspekcionit për veterinari.Inspektori i veterinarisë e lajmron  dyshimin për gripin e shpendëve  Insitucionit përkatëse,Ministria formon  grupin punues teritorijal.Grupi punues drejton masat dhe propozimet e Ministrisë , të cilat janë në përputhje me vendimet dhe regulativën e  EU.

  Masat  kur dyshmohet në gripin e shpendëve-influenca Avianum

Ferma/ nën  kontrolimin dhe parashikimin  zyrtar, bëhen shiqimet dhe kontrollimi i kafshëve shtëpijake,regjistri i të gjithë kafëshve dhe shpendëve shtëpijake, pengimi i kontaktit shpendëve me kafshët tjera , ndalimi i qarkulimit të kafshëve dhe vezëve.

Menjëherë aplikohen  masat dezinfektive kundër AI.Azhurohen të dhënat   epizootolgjike, pajisja  e nevojshme për njerzit  të cilit marrin pjesë në sanationin kundër AI.

Masat kur lajmrohet AI

 Përfshijnë :zogjët/ shpendët shtipijakë , kafshët shtëpiake/derri e tj./,vezët,mishi.

Nevojiten automjetet.Mobilizimi i njerëzve si edhe  laboratoriumet referente për  AI të cilët janë  Central Veterinary Laboratory, Weybrige, UK , gjithsej 15  në Europë.

Gjendja në popullatën humane

    Sipas të dhënave  WHO prej  19.02.2004. numri i vërtetuar AI – H5N1 te njerzit

   __________________________________________

  • qeveria/teritoria            gjithsej                rastet me vdekje
  • Tajland                             9                                           7_____
  • Vijetnam                         22                                        15_____
  • Gjithsej                           31                                       22______                                          

Historijati  i pandemieve

Gripi  Spanjol –  1918. (H1N1)

Gripi i Azisë-1957-58. (H2N2)

Gripi i Hong-Kongut – 1969 (H3N2)

H5N1 – 200?

Re-asortmenti  gjenetik

Proteinët eksternë të virusit  AI: hemaglutinin  dhe neuramionidaza janë të domozdoshëm për formimin e anti-trupave .  Influenca virusi mundet  të  transferohet-mutacioni në dy mënyra :

  • Antigjen drift
  • Antigjen shift

 Kalimi intraspecik është:

  • H5
  • H7
  • H9

Mbrojtja e popullatës njerëzore

 Distanca  sociale, etiketat respiratore,maskë – NIOSH N 95,  sipas rekomandimeve të WHO,higjijena,vakcincimi,medikamentet antivirusale.

Medikamentet antivirusale

Inhibitorët e Neuraminidazës-Tamiflu – La Roshe – oseltamivir

Zanamivir

Kokplikacionet e mundshme në  rastet e epidemive

Mundësia e mutacionit të virusëve  shumë patogjenë të H5N1 në poipullastën humane dhe kështu  ndodh kapërcimi i barierës dhe përzirja e materialit  gjenetik ndërmjet influencës humane dhe asaj të shpezëve dhe  kjho gjë rezulton  nëntipin e ri të virusit.

A ËSHTË E MUNDSHME TË NDALOHET PANDEMIA

            Kjo gë tash për tash nuk mundet të vërtetohet.

            Eksprienca e deritanishme lidhur me epidemit në popullatën humane gjat viteve 1997  dhe 2003 v, tregojnë se

zhdukja  dhe eleiminimi total  i shpezëve të infektuara dhe të sëmuara

 është mënyra më e mirë dhe më e dobishme  për luftën kundër inflencës avianum.

KONKLUDIM
Prognozat e ekspertave

  • Dr Dejvid Kavaro – “50 -150  milion viktima te njerzit”
  • WHO – “2 – 7,4  milion viktima te njerzit”
  • Dr Caleta – “ Të gjithë këto janë politikë”
  • Ministri i sh.  RS dr Tomica Milosavljeviq – “ Ne jemi plotësish të gatshëm për gripin e shpendëve”
  • Ministri i sh.  Të MZ Dr Miodrag Pavliçiq: “ kapacitetet tona egzistuese plotësisht do të mbulojnë rastet  e gripit të shpendëve”
  • Prezidenti WHO – “WHO nuk është e gatshme për gripin e shpendve.

Skema e përhapjes të AI

Virusi –pamja në mikroskopinë elektronik

Vaksnimi-skema

Share.