Donacion me vlerë për shkollën “Vllazërim- Bashkimi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vërshimet të cilat pothuajse çdo vit godasin gjimnazin publik “Vëllazërim- Bashkim” kanë shkatërruar një pjesë të shkollës. Për renovim nevojitet një shumë e madhe e të hollave të cilat ky institucion nuk i ka. Donacioni prej 25,508.80 i cili ka ardhur nga bashkëatdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në SHBA, si dhe nga bashkëqytetarët e Ulqini, gjimnazit publik “Vëllazërim- Bashkim” i ka mundësuar zavendësimin e 35 dyerve të kabineteve, pllakave të shkollës dhe oborrit.

Drejtori i shkollës Hysen Katana është falenderues të gjithë donatorëve të cilët i kanë lehtësuar mësimin e rreth 1000 nxënësve, veçanërisht falenderon Ilmi Kurtin inicuesin e këtij gjesti humanitar, por dhe të tjerët. Ilmi Kurti, donatori kryesor tha se për rini duhet kontribuar në mënyrë që përmes tyre dhe Ulqini të avancohet më shumë.  Donacioni ka zbukuruar shkollën, por kjo nuk do të ndikojë  në gjendjen e përmbytjeve të cilat janë të shpeshta. “Problemin e vërshimit nuk mund ta zgjedhim ne, por komuna e Ulqinit dhe Ministrit përkatëse.

Duhet investim i cili do të siguronte që objekti i shkollës të mos përmbytet më në të ardhmen”, thotë në mes tjerash drejtor Hysejn Katana. Aktivitetet e tilla do ti ndihmojnë këtij institucioni në mënyrë që edukimi të jetë sa më i lehtë si për nxënësit ashtu dhe për mësimdhënësit, të cilët duhen të kenë kushtet elementare gjatë procesit mësimor.

Share.