Donacion për familjen në nevojë nga hotel “Grand” dhe Bashkësia Lokale Shtoj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pronari i Hotel “Grand” në Shtoj dhe Kryetari i Bashkësisë Lokale të Shtojit, me rastin e festës së Kurban Bajramit dhuruan një kurban, ushqim dhe ëmbëlsira me qëllim që familja 7 anëtarëshe e Orhan Jakupit, nga të cilët 5 femijë, ta presin bajramin e gëzuar si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Viktor Makoviq, kryetari i Bashkësisë lokale shtoj tregon që kjo ka qenë një iniciativë e përbashkët në bashkëpunim me Dragan Gaçeviq, pronarin e hotelit “Grand” në Shtoj.

Vlerën dhe rëndësinë e këtyre dhuratave për këtë familje, më së mirë e dëshmojnë sytë e lumtur në fytyrat e 5 vogëlushëve.

Share.