Donacion nga Mark Gjonaj për bashkëvendasit e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltari shqiptar në New York, Mark Gjonaj, në këtë sfidë të përbashkët siç është pandemia Covid-19, vazhdon ende t’u gjendet pranë bashkëkombasve të vet duke dhuruar kësaj radhe një sasi të maskave dhe termometrave dedikuar stafit mjekësor që veprojnë në këro zona, gjegjësisht Shtëpisë së Shëndetit Ulqin, Shtëpisë së Shëndetit Katërkollë dhe stacionit shëndetësor në Krajë. Ky donacion është pritur nga udhëheqësit e donacioneve shëndetësore në Ulqin, Anë të Malit dhe Krajë, të cilët shprehën vlerësimin e tyre për kontributin e diasporës në luftën kundër pandemisë. Në emër të asamblistit shqiptar në New York, Mark Gjonaj, donacionin e ka dorëzuar famulltari Dom Gabriell Grabanica. Gjatë kësaj periudhe të vështirë me pandeminë, mërgata që nga fillimi i është gjendur pranë vendlindjes.

Share.