Donacion i diasporës: 60 respiratorë për spitalet e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sistemi shëndetësor i Malit të Zi mori një donacion prej 60 respiratorëve me vlerë rreth një milion dollarë nga biznesmenë nga diaspora, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Duke falënderuar donatorët në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për këtë donacion të rëndësishëm,  Sekretari i Shtetit Borko Bajiq theksoi se ai u realizua falë iniciativës së një grupi biznesmenësh me origjinë malazeze, ndërmjetësuar nga Kryeministri Ministri Zdravko Krivokapić dhe Ministrja e shëndetësisë Jelena Borovinić Bojoviq.

“Ky donacion shumë i vlefshëm vjen në momentin e duhur, në një kohë kur ne jemi duke luftuar virusin corona dhe kemi nevojë urgjente për të forcuar më tej sistemin shëndetësor në të gjithë institucionet, në mënyrë që të kenë kapacitet të barabartë për të luftuar virusin “tha Dr. Bajić.

Drejtoresha e Qendrës Klinike të Malit të Zi, Ljiljana Radulović, theksoi se dhurimi i 60 aparateve të frymëmarrjes gjatë pandemisë Kovid-19 flet vetë për rëndësinë që ata kanë  për sistemin shëndetësor. “Ky është donacioni më i  rëndësishëm që na duhet për momentin dhe mënyra e vetme për të përmirësuar teknikisht kapacitetin aktual të sistemit shëndetësor malazes. Një nga qëllimet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë është të barazojë cilësinë teknike të kujdesit shëndetësor edhe në spitalet më të vegjël në Mal të Zi. Nëse marrim parasysh rritjen e ndjeshme të numrit të respiratorëve që kemi tani falë këtij donacioni, është e qartë se cilësia e kujdesit shëndetësor do të përmirësohet ndjeshëm,” tha Raduloviq.

B:Çoba

Share.