Donacion i gjermanëve për zjarrfikësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shërbimi i mbrojtjes dhe i shpëtimit në Ulqin ka marrë një donacion të çmuar nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, në kuadër të një projekti për menaxhimin ndëkufitar ndaj përmbytjeve, transmeton portali Antena M.

Pajisjet e dhuruara do të ndihmojnë antarët e këtij shërbimi që në mënyrë më efikase të përballen me vërshimet edh epërmbytjet e mundshme në Komunën e Ulqinit. Gjithashtu do të organizohen edhe trajnime të punonjësve në përdorimin e pajisjeve elektronike si dhe shkëmbime eksperiencash me shërbimet nga Komunat fqinje.

Share.