D’Olcinium International festival prej 21-24.qershor

 D’Olcinium International festival prej 21-24.qershor

0

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, afaristët, OJQ Porta di Danza, organizojnë për herë të pestë festivalin folklorik D’Olcinium International festival, i cili do të mbahet prej 21 deri me 24 qershor. Qëllimi i këtij manifestimi është prezantimi i kulturës dhe folklorit, vlerave të Ulqinit dhe rajonit në një vend, dhe të gjithë qytetaret dhe turistët që gjenden në Ulqin do të kenë mundësinë të kënaqen me  veshjet kombëtare, me folklorin dhe muzikën. Manifestimi fillon me defilenë e shoqatave folklorike me 22 qershor me fillim në ora 20.00 prej Qendrës për kulturë deri në Plazh të vogël, kurse koncerti fillon në ora 21.00 dhe do të mbahet në shetitore ne Plazh te Vogel.

Nata e dytë e manifestimit fillon me defilen në shetitoren e Plazhit të vogël në ora 20.30 dhe koncerti do të vazhdojë  në ora 21.00. Edhe këtë vit marrin pjesë grupet folklorike nga Ukraina, Turqia, Kroacia, Rumania, Slovakia, Bosnja dhe Hercegovina, Sërbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

 

Please follow and like us: