Dokumentari “Udhëtim nëpër gjenerata – Kriporja e Ulqinit”, mblodhi simpatitë e publikut

0

Dokumentari “Udhëtimi nëpër gjenerata – Kriporja e Ulqinit”, i regjisores Edina Mustafiq, u shfaq mbrëmë para ndërtesës së vjetër administrative të këtij ish gjigandi ekonomik. Përpara të ftuarve dhe miqve të shumtë, kryetarja e Shoqatës Martin Schneider Jacoby, Zenepa Lika, falënderoi pjesëmarrësit dhe institucionet që mbështetën realizimin e këtij dokumentari, i cili është pjesë e projektit “Të vendosim korrupsionin në një muze”. Përpara Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, të pranishmëve iu drejtua edhe bashkëpunëtori i Shefit i Delegacionit Aivo Orav, i cili shprehu besimin se Kriporja do të qëndrojë në këmbët e saj dhe se një ditë, kripa do të dalë përsëri nga kjo fabrikë.

Share.

Leave A Reply