Dita ndërkombëtare e muzeve – 18 Maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tema e caktuar nga KNM – ICOM për vitin 2020 është ” Muzetë për Barazi: Diversitet dhe Gjithëpërfshirje” vëndos theksin të trashëgimia e pasur botërore e cila më të gjithë diversitetin e sajë përfaqson thesarin e çmuar të krijimtarisë njerzore e cila duhet të mbrohet, valorizohet dhe promovohet më parimet e gjithëpranuara ndërkombëtare.

Në shënimin e kësaj dite  Muzeu vendor dhe Galeria e Arteve Ulqin – Njësi punuese e Qendrës për kultur Ulqin organizon promovimin virtual të trashëgimisë kulturore të qytetit me temë: Trashëgimia materiale e Ulqinit.  Në këtë prezantim mund të kontribojnë të gjithë banorët e Ulqinit.

Banoret e Ulqinit mundë të bëhen pjesë e këtij aktiviteti duke fotografuar objekte të trashëgëmise materiale që posedojnë nëpër familjet e tyre, qofshin ato objekte etnografike, arkeologjike, teknike e artistike. Fotografitë të shoqerohen me një tekst ku jepet informacioni për objektin e fotografuar. Fotot e realizuara sëbashku me tekstin  të dergohën  në emeilin e muzeut: muzeu.ul@gmal.com .

Faza e parë e dërgimit të fotografive të objekteve zgjatë nga 18 deri më 31 Maj 2020. Materialet e fondit të muzeut dhe të familjeve do të prezantohen në vazhdimësi në formë elektronike, përmes botimit dhe organizimit të ekspozitave duke filluar që nga 18 Maji 2020.

Pjesmarrësit përmes emajlit muzeu.ul@gmal.com mund të komunikojnë me Muzeun e Ulqinit për të marr të dhëna shtesë për këtë aktivitet.

Le të bëhëmi të gjithë pjesë e promovimit të trashëgemisë materijale të Ulqinit .

 

Ju dëshirojmë shëndet të plotë.

Qëndra për kulturë Ulqin

Muzeu i Ulqinit

Share.