Dita e Ulqinit: Kryetari Cungu priti presidentin Vujanoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq vizitoi sot Ulqinin në kuadër të festimeve për Ditën e Ulqinit. Vujanoviq në kabinet u prit nga kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe përfaqësues të partive politike.

Në takim u shkëmbyen mendime për  situatën e përgjithshme ekonomike dhe politike të qytetit, dhe nevojën e zgjidhjes sa më shpejt të probleneve me të cilat përballet qyteti.

Vujanoviq shprehu besimin se koalicioni i ri i ka të gjitha mundësitë të ofrojë stabilitetin politik aq shumë të nevojshëm, dhe njerëzit e duhur që do të kontribuojnë në shfrytëzimin e potencialeve të padiskutueshme ekonomik.

Share.