Dita Botërore e Shëndetit Oral këtë vit u shënua edhe në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata dentare „CRM”shënoi Ditën Botërore të Shëndetit oral, datë kjo e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI).

Me këtë rast shoqata e porsaformuar ka shpërndare fletushka me informacion mbi shëndetin oral.  Liridon Tafica,nje nder themeluesit e kesaj shoqate shprehet per Tv-Teuta se qellimi i ndermarrrjes se kesaj iniciative eshte vetedijesimi i popullatës rreth rëndësisë se shëndetit oral.

Dentisti i ri nga Ulqini,në emër të organizatës “CRM” fton të gjithë profesionistët e kësaj fushe ,t`i bashkangjiten dhe të antarësohen  në shoqatën Dentare.

Sipas organizatorëve, ky aktivitet është vetëm fillimi i një rruge të gjatë të kësaj shoqate ,pasi në një afat kohor të shkurtër do të fillojnë me botimin e Revistës Stomatologjike, si dhe disa aktiviteteve të shumta të kësaj natyre.

Share.