Dita Botërore e Medias – Problemet kryesore liria e të shprehurit dhe gjendja financiare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Mediave. Në Mal të Zi raportet e BE lidhur me lirinë dhe situatën  e mediave vitet e fundit kanë qenë gjithnjë e më kritik, duke theksuar sulmet e pazbardhura ndaj gazetarëve dhe gjendjen jo të mirë financiare të tyre.

”Të gjithë gazetarët në Mal të Zi duhet të inkurajohen të flasin lirshëm dhe të hapin debate publike me rëndësi shoqërore, dhe detyrimi ynë është të kontribuojmë në krijimin e një ambienti në të cilin media mund të raportojë lirshëm dhe profesionalisht. Vizioni ynë është Mali i Zi në të cilin gazetarët dhe mediat mund të punojnë lirshëm, në një mjedis të sigurt dhe në një treg të rregulluar, pavarësisht nga politikat e tyre editoriale”, thuhet ndër të tjera në urimin e ministres Tamara Srzentiq.

Mesazh urimi erdhi edhe nga zevëndëskryeministri Dritan Abazoviq,  i cili tha se punonjësit e mediave në Mal të Zi sot kryejnë punën e tyre në kushte shumë të vështira, të rrethuar nga probleme, veçanërisht në fushën e lirisë së shprehjes dhe se ekziston nevojë e theksuar për të modernizuar kornizën legjislative dhe rritjen e pagave, për çka do të angazhohet personalisht. “Së pari dua të theksoj nivelin e pagave, të cilat janë me të vërtetë të ulëta në mënyrë të papranueshme, duke pasur parasysh seriozitetin dhe përgjegjësinë që sjell kjo punë. Ky është një problem që përfshin shumë probleme të tjera, siç janë shkeljet e Kodit të Etikës dhe vetë-rregullimin inekzistent në media. “Të gjithë ata që bëjnë punën e tyre me përkushtim dhe profesionalizëm duhet të paguhen në mënyrë adekuate për këtë,” tha ndër të tjera Abazoviq.

Share.