Dislokimi i tregut të bagëtive realizuar në letër, mbetet të realizohet në praktikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia komunale këtë vit do të jetë më rigoroze ndaj atyre që nuk do të respektojnë shenjat sinjalizuese për parking, pastaj ndaj uzurpueseve të hapësirave publike, dhe shitëseve ambulant, ku kompetenca është e gjitha mbi policinë komunale. Gjerë më tani më shumë është shkuar në mënyrë preventive, ku nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatet e arritura –shprehet Kryeshefi i policisë komunale Saubih Mehmeti.

Janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme për dislokimin e tregut të bagëtive , por mbetet që të realizohet në praktikë deklaroi ai duke  shtuar që sipas të gjitha gjasave Ndërmarrja Komunale do të jetë ajo që do të bëjë mbikëqyrjen e tregut.

Policia komunale në lidhje me draft Vendimin mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi rendin komunal ka mbajtur shqyrtimin publik i cili ka zgjat 15 ditë, por siç deklaroi kryeshefi i policisë komunale Saubih Mehmeti  do të organizohen edhe dy takime me qytetarë, ku do të diskutohet rreth draft vendimit mbi rendin komunal. Takimet do të mbahen në Katërkollë me 28 prill në ora 11:00, dhe me 29  prill  në Ulqin në ora 11:00, në sallën e madhe të ndërtesës së komunës së Ulqinit.

Plani për objektet e përkohshme që subjektet duhet ti kryejnë obligimet e veta ndaj komunës është realizuar, ku ka qenë e obligueshme të shpallet tenderi. Tash është në fazën e plotësimit të dytë , programi mbi  objektet  të përkohshme që do të kalojë edhe procedurën në kuvend.

Share.