Disa zona të qytetit pa ujë të pijshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga ndërmarrja komunale ”Ujësjellës Kanalizime“lajmërojnë që sot nga ora 18-të, deri ditën e martë në orët e pasditës,  në  disa zona të qytetit nuk do të ketë  furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas fjalëve të drejtorit të ndërmarrjes Fehim Avdiu kjo ka të bëjë me prishje në tubacionin kryesor, prandaj pa furnizim me ujë do mbesin zonat e Gaçit, Pistullës, Kollomzës,Totoshit, dhe Merajës deri tek unaza në pazar.

Share.