Disa parti të opozitës nuk do të marrin pjesë në protestat eventuale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë e opozitës me orientim qytetar nuk do të marrin pjesë në protestat eventuale të paralajmëruara nga Fronti Demokratik për në shtator, pasi konsiderojnë se çdo elektrizim i skenës politike shkon në favor të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Konsultime në mes subjekteve për protestat nuk ka pasur dhe pse Fronti Demokratik e ka paralajmëruar se ato janë të mundshme nëse pushtetit vazhdon me persekutimin e disa zyrtarëve të tyre. Nga opozita qytetare po ashtu kanë shprehur shqetësimin se eskalimi i gjendjes mund të kërcënojë formimin e Grupit Punues për punimin e Ligji të ri zgjedhor, të cilin ato e konsiderojnë prioritet.

Share.