Dinosha kërkon qëndrim të qeverisë malazeze ndaj fjalorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri Ferhat Dinosha ka kërkuar zyrtarisht nga qeveria malazeze qëndrim në lidhje me fjalorin e akademisë, i cili ka ngjallur debate të shumta për termat fyese ndaj shqiptarëve.

Në letrën e Dinoshës thuhet se deputetja socialiste Ledi Shamku i ka dërguar letër të hapur Akademisë së shkencave të Malit të Zi, në të cilën ceket se Fjalori përmban një sërë interpretimesh fyese dhe të pasakta për shqiptarët.

Në reagimin e saj Shamku kërkon që Akademia tu kërkojë falje publike shqiptarëve dhe të tërheq menjëherë fjalorin. Gjithashtu, edhe Akademia e shkencave e Shqipërisë ka kërkuar infomracione të mëtejshme për fjalorin, në mënyrë që të jap mendimin e vet.

Dinosha në letrën dërguar Qeverisë, kërkon nga kjo e fundit që ambasadës së Malit të Zi në Shqipëri ti dërgojë qëndrimin zyrtar në mënyrë që ky skandal të mos ndikojë më marrëdhëniet e mira ndërshtetërore.

Share.