Digjitalizohen lëndët e arkivit të komunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ulqin,20 nëntor 2014- Themelimi i Arkivit të Komunës  është përkrahur nga  të gjitha strukturat e  administratës lokale, sepse  shpëtojnë nga asgjësimi i lëndëve të ndryshme, të cilat aktualisht janë të shkapërderdhura  nëpër  mjediset e papërshtatshme  të ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

“Mbi bazat e informacioneve që disponojmë, kemi të bëjmë me një dokumentacion tepër të rëndësishëm për administratën komunale, por edhe për qytetarët”,- thekson nënkryetari i Komunës, Safet Beci.

Beci, apostrofon se, këto lëndë fillimisht duhet të identifikohen edhe sistemohen për të ditur përmbajtjet e tyre.

“Në këtë ndërlidhje, krahas  grupit punues të administratës Komunale, kemi angazhuar edhe  ekspertë nga Arkivi shtetëror, zyra  Ulqin, meqë kanë përvojë në këtë sektor. Nënkryetari Beci vlerëson edhe një të dhënë tjetër, i gjithë arkivi  lëndët do t i  ketë të digjitalizuara. Kjo,sipas tij, paraqet një lehtësim për  t’u  shërbyer  palëve të interesuara për to./TVT/

Share.