Diaspora pa të drejtë vote në vendlindje?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi synon që me ndryshimin e Ligjit për venbanim të përjashtojë  shtetasit e Malit të Zi, të cilët  jetojnë në vendet e jashtme, nga e drejta e votës. Ky vendim sillet me arsyetimin se pjesa më e madhe e atyre që jetojnë jashtë ushtrojnë të drejtë vote edhe në vende të tjera, çka nuk është e lejuar as me legjislaturën ndërkombëtare.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm akoma ushtron të drejtën e votës vetëm në Mal të Zi, pasi jashtë ndodhen vetëm përkohësisht ose planifikojnë të kthehen. Me vendimin e planifikuar të Qeverisë, e drejta e votës do të jetë ekskluzivitet i atyre që si vendbanim të vetëm kanë Malin e Zi, kurse ata që jetojnë jashtë duhet të ç’regjistrojnë vendbanimin nga vendi i origjinës.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Partia Boshnjake, të cilët këtë synim të Qeverisë e cilësojnë si tjetër sulm ndaj të drejtave të pakicave në Mal të Zi dhe si shenjë hakmarrjeje për përkrahjen që pakicat i kanë dhënë pavarsisë së vendit. Kryetari Ervin Ibrahimoviq, theksoi se ndërsa shumë vende të tjera po shqyrtojnë modelet se si diaporës t’i mundësojnë qasjen në votime, në Mal të Zi po ndodh e kundërta edhe pse diaspora në vend  për çdo vit nis 350-500 milionë euro. Ibrahimoviq shtoi se diaspora është ambasadori më i mirë i vendit dhe se ata si subjekt nuk kanë luftuar për një Mal të Zi të këtillë.

 

B.Çoba

Share.