“Diaspora në vendlindje” mblodhi bashkatdhetarët nga diaspora dhe vendlindja (foto)

0

Në kompleksin Lamiga në Anë të Malit, me 6 gusht 2019, u mbajt manifestimi “Diaspora në vendlindje”, organizuar nga mergimtarët Naser Nika dhe Albert Salaj. Në këtë mbrëmje mërgimtarët e shumtë të ardhur nga vende të ndryshme por edhe vendasit, patën mundësi të kalojnë një natë të bukur nën performancat artistike të valltarëve dhe këngëtarëve nga vendlindja. Të pranishmit i përshëndetën edhe përfaqësuesit e institucioneve lokale, kryetari i komunës, Loro Nrekiq, i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni, kryetari i KKSH-së, Faik Nika dhe Organizatës Turistike Fatmir Gjeka. Ata vlerësuan lartë ndihmën e diasporës për vendlindjen dhe i ftuan që të investojnë në projekte afariste për çka do të kenë përkrahje të plotë të institucioneve të pushtetit lokal.

Share.

Leave A Reply