Dialogu do te vazhdoje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dialogu I  lidereve te partive parlamentare, I cili filloi sot ne Kuvendin e Malit te Zi, me iniciative te kryetarit te Kuvendit Ranko Krivokapiq do te vazhdoje punimet me 21 dhjetor, keshtu u vendos ne kete takim.

Teme e takimit ishte tejkalimi I krizes politike dhe krijimi I mundesive per zgjedhje te lira dhe demokratike. Krivokapiq ka propozuar qe ne fazen e pare te dialogut te analizohen rregullat zgjedhore dhe implementimi I tyre, si dhe shqyrtimi I aspekteve tjera te avancimit te procesit zgjedhor ne te gjitha sferat te cilat kane te bejne me ndertimin e besueshmerise se zgjedhjeve. Faza e dyte ka te beje me shqyrtimin e modelit juridiko politik, I cili do te mundesoje implementimin e zgjidhjeve te mundshme.

Ne takim moren pjese: Shefi I delegacionit te UE ne Mal te Zi Mitja Drobnic, kryetari I PDS-se Millo Gjukanoviq, SNP-se Srgjan Milliq, MZP Darko Pajoviq, Demos-it Miodrag Lekiq, Mali I Zi demokratik Aleksa Beciq, URA Zharko Rakceviq, Forca Nazif Cungu, Alternativa Shqiptare Gjergj Camaj, PB Rafet Husoviq, IQK Marija Vucinoviq dhe nenkryetari I PSD Rashko Konjeviq. Lideret e Frontit demokratik nuk moren pjese ne takim.

Nderkohe do te formohet edhe Grupi punues nga perfaqesuesit e partive ne fjale.

Share.