Dialogu hap rrugën për të ardhmen evropiane të rajonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, bisedoi gjatë vizitës së tij zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë me Kryetarin dhe anëtarët e Presidencës së B dhe H, ata arritën në përfundimin se dialogu është rruga e duhur për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të të gjitha vendeve në Rajon. Siç u njoftua nga Qeveria, Krivokapiq u takua sot me kryetarin Millorad Dodik dhe anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq. Siç u njoftua, Krivokapiq informoi bashkëbiseduesit e tij për statusin e procesit të negociatave dhe shprehu angazhimin e Qeverisë së Malit të Zi, si një mik dhe fqinj, për të ofruar ndihmë eksperte, teknike dhe çdo lloj tjetër të ndihmës për Bosnjën dhe Hercegovinën në arritjen e qëllimeve të axhendës Evropiane. “Kur bëhet fjalë për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, ne nuk kemi asnjë alternativë dhe nuk po e kërkojmë atë. Ne jemi të bindur se e ardhmja e Malit të Zi dhe të gjitha vendeve në rajon është e sigurt në familjen evropiane,” theksoi Kryeministri. Ai tha se energjia është një mundësi zhvillimi për Malin e Zi, por gjithashtu për B dhe H.”Ky është potenciali ynë, i cili nuk është shfrytëzuar” vuri në dukje Kryeministri. Kryetari i Presidencës së B dhe H Millorad Dodik shprehu kënaqësinë e takimit me Kryeministrin e Malit të Zi dhe vlerësoi se vizita e Kryeministrit në Bosnje dhe Herzegovinë është një mundësi e mirë për të vazhduar bisedimet e zhvilluara javën e kaluar në periferi të Athinës në  Forumin Delphi. Ai vuri në dukje se ata duan të kenë marrëdhënie të mira me Malin e Zi dhe të respektojnë ndryshimin demokratik të qeverisë dhe t’i japin mbështetje të plotë qeverisë së re në rrugën drejt BE.

Share.