Dhurohen 180 pako për familjet në nevojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada e Emiratave në Mal të Zi bëri shperndarjen e 2000 pakove ushqimore për familjet në nëvoje. Nga këto pako 180 u ndanë për familjet në nevoj të komunës së Ulqinit.

Vlera e pakove ka shumën e 20 eurove në të cilën gjenden produktet elementare ushqimore. Përgjegjësi i amabasadës se emiratave në Mal të Zi Ibrahim Salim tha se këto ndihma në këtë muaj te madhërueshem të ramazanit nuk shkojnë vetëm për familjet e fesë isalme por për të gjithë nevojtarët pa marrë parasysh cilit besim i përkasin.

Kryeimami i Bashkësisë Islame Ali Bardhi tha se gjatë këtij muaji do të vazhdojnë me aktivitete humanitare sic  janë edhe shtrimet e iftarëve.

 

Share.